Dzeko “shumë afër” La Galaxy

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 23:53
Dzeko “shumë afër” La Galaxy

Sipas raporteve në Bosnje, sulmuesi i Romës, Edin Dzeko është shumë afër për ta arritur një marrëveshje me LA Galaxy me vajzën e gruas së tij, Amra, e cila ka zgjedhur që të shkollohet në SHBA

Gruaja e Dzekos, Amra ka një vajzë nga martesa e tij mëparshme. Ajo jetonte me çiftin në Romë dhe sipas Reprezentacija.ba, ajo tashmë ka zgjedhur një kolegj për të studiuar vitin tjetër në Los Angeles.


Raporti mendon se gruaja e Dzekos luan një rol shumë të rëndësishëm për të ardhmen e sulmuesit.

Ajo tashmë është duke jetuar në Los Angeles, ku ajo është takuar me Dzekon kur sulmuesi luante  për Manchester Cityn.

Sulmuesit i skadon kontrata me Romën në qershor të 2022 dhe e ardhmja e tij në kryeqytetin italian është në ajër.

Derisa raportet në Itali thonë se trajneri i ri i Romës do të jetë Jose Mourinho, kjo mund ta bind Dzekon të qëndrojë edhe për një sezon në Stadio Olimpico, por ueb-faqja boshnjake tashmë thotë se 35 vjeçari mund t’i bashkohet LA Galaxy këtë verë, transmeton GazetaExpress.  

Agjenti i boshnjakut, Admir Husaric, i cili nuk përfaqëson vetëm Dzekon, ka konfirmuar që ish sulmuesi i Manchester City mund të shkojë në Los Angeles.

“Kam dëgjuar që ai do t’i bashkohet LA Galaxy, por nuk mund të shpalos detaje për shkak se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, tha ai për Sport.ba.

Një shok i Dzekos, citohet të këtë thënë për Reprezentacija.ba, që sulmuesi ishte shumë afër për t’ju bashkuar Juventusit verën e kaluar, madje kishte paguar edhe një avion charter privat për të shkuar në Torino dhe kishte blerë një kostum të ri.

Megjithatë, Juventusi vendosi ta transferojë Alvaro Moratan si huazim me opsion blerjen.

(Kosova Sot Online)