Messi pi kafe me “Batmanin”

  • S.A /
  • 20 May 2021 - 12:54
Messi pi kafe me “Batmanin”

Ylli argjentinas e kaloi një kohë me familjen gjatë mesjavës para ndeshjes së fundit në La Liga me Eibarin në fundjavë. Lionel Messi po i shijon disa ditë me familjen para ndeshjes së fundit të këtij sezoni në La Liga. Ylli argjentinas e kaloi një kohë me ish-bashkëlojtarin dhe shokun e tij të mirë, Luis Suarez në Madrid këtë javë para duelit të së shtunës ndaj Eibarit. Dhe, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë” e ka shpërndarë një fotografi në Instagram, ku shihet së bashku me të birin e tij më të vogël, Ciro.

Përfaqësuesi argjentinas nën fotografi shkroi “Këtu duke pirë kafe me Batmanin”. Messi është treguar gjithmonë i përkushtuar ndaj familjes dhe njihet si person familjar.

Edhe pse me Barcelonën nuk e kaloi një sezon pozitiv, 33 vjeçari është golashënuesi më i mirë i La Ligas me 30 gola dhe do ta fitojë trofeun “Pichichi” si shënuesi më i mirë i sezonit në kampionatin spanjoll, për herë të tetë në karrierën e tij.

(Kosova Sot Online )