Kane dëshiron t’i bashkohet Manchester Cityt

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 09:48
Kane dëshiron t’i bashkohet Manchester Cityt

Harry Kane po kërkon të largohet nga Tottenhami këtë verë dhe Manchester City i Pep Guardiolas është klubi ku dëshiron të transferohet.

Kapiteni i “Spurs” ka shprehur dëshirën e tij për ta lënë klubin e Londrës Veriore dhe do ta bëjë këtë posa të hapet afati kalimtar i verës. The Times raporton se Kane ka një marrëveshje verbale me Daniel Levyn që do ta lejojë atë të largohet nga klubi këtë vit.

Me tri vite të mbetura nga kontrata e tij gjashtë vjeçare, te Tottenhami janë të bindur se mund ta mbajnë sulmuesin nëse nuk vjen një ofertë e konsiderueshme.

Shuma që e dëshiron ekipi anglez për kartonin e sulmuesit është rreth 175 milionë euro.

Daily Mail raporton se Tottenham po dëshiron ta përfshijë Gabrel Jesusin në marrëveshje me Manchester Cityn.

Kampionët e Premierligës janë gjithashtu të lidhur me transferimin e sulmuesit të Dortmundit, Erling Haaland.

(Kosova Sot Online )