Çështje kohe kur Flick do ta marrë drejtimin e Gjermanisë

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 19:21
Çështje kohe kur Flick do ta marrë drejtimin e Gjermanisë

Ish asistent trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick, pritet që të jetë pasues i Joachim Low pas Euro 2020 dhe është në detale të fundit të kontratës me Kombëtaren gjermane

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka treguar se ai është shumë afër të emërohet trajner i Kombëtares se Gjermanisë, duke dhënë indikacione se është në finalizim të kontratës së tij me këtë Kombëtare.

56 vjeçari, i cili ishte asistent i Joachim Low gjatë viteve 2006-2014, pritet që ta zëvendësojë ish kolegen e tij kur ai do të largohet në fund të kampionatit Euro 2020, që do të mbahet këtë verë.

Para ndeshjes së fundit në stolin e gjigantëve bavarez, të cilët i udhëhoqi drejt fitimit të tripletës sezonin e kaluar, ku Bayern luan kundër Augsburgut të shtunën, Flick ka lënë të kuptohet që emërimi i tij do të ndodh shpejt, duke përjashtuar kështu spekulimet që e lidhnin atë me drejtimin e ndonjë skuadre europiane.

“Kam biseduar me DFB (Federatën e Futbollit të Gjermanisë) dhe të gjithë e dinë se çfarë mendoj unë për Kombëtaren”, tha ish trajneri i Hoffenheim në konferencën për shtyp.

“Megjithatë, gjërat po shkojnë në rrugën e duhur dhe ne gjithmonë duhet ti rregullojmë gjërat në detale, edhe ato të vogla”.

“Kur gjithçka të jetë gati, ato do të lajmërohen shumë shpejt”. 

(Kosova Sot Online)