Interi shkruan historinë në Serie A sot

  • A.P /
  • 23 May 2021 - 15:52
Interi shkruan historinë në Serie A sot

Inter bën histori sot, pasi bëhet klubi i parë që arrin 3,000 ndeshje të Serie A. Ekipi i Contes e luan ndeshjen jubilare dhe historike ndaj Udineses si vendas.

Nerazzurri është skuadra e vetme që ka luajtur çdo sezon të vetëm në Serie A që kur liga u themelua në 1929/30.

Deri më tani, Interi ka 1,495 fitore, 834 barazime dhe 670 humbje në Serie A.

Ata e përmbyllin sezonin duke u shpallur kampion të Serie A pas 11 viteve. 

(Kosova Sot Online)