Romano: Zidane largohet nga Real Madridi

  • S.A /
  • 27 May 2021 - 09:07
Romano: Zidane largohet nga Real Madridi

Gazetari i njohur italian ka shkruar se Zinedine Zidane pritet të largohet nga Real Madridi. Duket se sonte ka qenë një natë e shkarkimit të trajnerëve.

Pas largimit të Antonio Contes, rrugës së largimit është edhe Zinedine Zidane. Sonte është raportuar gjatë gjithë kohës se Zidane ka qenë në diskutime me drejtuesit e Real Madridit.

E duket se këto takime kanë rezultuar me një vendim e ku Zidane do të largohet.

(Kosova Sot Online )