ZYRTARE: Bayerni transferon Omar Richardsin

  • S.A /
  • 27 May 2021 - 10:38
ZYRTARE: Bayerni transferon Omar Richardsin

Omar Richards është zyrtarisht futbollist i Bayernit.

Bayern Munich ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Omar Richards. 

23-vjeçari i është bashkuar kampionëve të Bundesligës si lojtar i lirë. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2025.

Richards, i cili ka bërë 38 paraqitje për Reading gjatë sezonit 2020/21, do të veshë fanellën me numrin 3.

Te Bayerni, ai do të luftojë me Alphonso Davies për një vend në formacion në krahun e majtë të mbrojtjes

(Kosova Sot Online )