Manchester City interesohet për Sergi Roberton

  • G.G /
  • 31 maj 2021 - 13:58
Manchester City interesohet për Sergi Roberton

E ardhmja e Sergi Robertos është e pasigurt. Manchester City ka shprehur interesimin për transferimin e spanjollit.

Anglezët tentuan ta transferonin katalonasin verën e kaluar, një opsion që lojtari e refuzoi.

Por, tani situata është ndryshe dhe tri palët e shohin operacionin më ndryshe . Barcelona dëshiron të ndryshojë diçka dhe të largojë lojtarët me paga të larta, ndërsa Guardiola e vlerëson lart Roberton.

Kontrata e tij përfundon në qershor të vitit tjetër dhe nuk do të ketë rinovim

(Kosova Sot Online)