Pritet rikthimi sensacional i Ancelottit në Real Madrid

  • S.A /
  • 01 June 2021 - 11:06
Pritet rikthimi sensacional i Ancelottit në Real Madrid

Real Madridi po mendon ta zëvendësojë Zinedine Zidanin me Carlo Ancelottin, sipas mediave spanjolle.

Zidane u largua nga Real Madridi ditë më parë dhe drejtuesit e klubit janë duke punuar për ta gjetur zëvendësuesin e duhur të tij. Zyrtare: Real Madridi e shpalos fanellën e re për sezonin 2021/22

Ancelotti, trajner i tanishëm i Evertonit, është italiani i tretë për të cilin thuhet se mund të emërohet në stolin e gjigantit spanjoll, pas Massimiliano Allegrit dhe Antonio Contes.

Allegri nuk është më në garë pasi u rikthye në Juventus, ndërsa Conte është i lirë ende pasi u largua nga Interi.

Kandidatë të tjerë janë Mauricio Pochettino i PSG-së, Raul Gonzalez i Real Casitllas dhe trajneri i skuadrës së dytë të Real Sociedadit, Xabi Alonso.

Por tani, sipas Cadena SER, presidenti i Realit Florentino Perez e ka kontaktuar Ancelottin për ta kthyer në klub.

Ancelotti e udhëhoqi Realin nga viti 2013 deri në vitin 2015, duke e fituar Ligën e Kampionëve në Lisbonë më 2014.

Ai e fitoi Kupën e Mbreti, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube gjatë dy viteve në Madrid. 

(Kosova Sot Online )