Kane duhet të largohet nga Tottenham

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 22:08
Kane duhet të largohet nga Tottenham

Ish asi i Arsenalit, William Gallas, beson se më e mira për Harry Kane, për karrierën e tij, është largimi nga Tottenham.

Ai disa herë ka përsëritur se dëshiron trofe, trofe që s’po i arrin me Tottenham dhe edhe më keq, s’do të jetë pjesë e Champions League sezonin 2021/22.

Gallas e ka këshilluar atë që të ndërrojë skuadër, e kërkojnë klube të mëdha si Manchester United dhe Manchester City.

“Të jem i sinqertë, Harry ka nevojë të lërë Tottenham. Ai duhet ta bëjë sepse ata nuk ia dhanë mundësinë as të luajë në Champions League sezonin tjetër”, tha Gallas për “Sun”.

“Harry është sulmues i klasit botëror dhe një sulmues i klasit të tij duhet të luajë në Champions League”.

(Kosova Sot Online)