Laporte: “Messi ka oferta tjera”

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 23:14
Laporte: “Messi ka oferta tjera”

Presidenti i Barcelonës prezantoi sot afrimin e dytë të merkatos së verës për katalanët, mbrojtësin Eric Garcia, i cili rikthehet në “Camp Nou” pas një eksperience te anglezët e Manchester City.

Pyetjet e shumta nuk ishin për Garcian, por për vazhdimin e mundshëm të Leo Messit, për rinovimin e kontratës.

Duke folur për dëshirën që ai të qëndrojë dhe se të gjithë janë optimist se do ta bëjë, për të luajtur me shokun, Sergio Agueron, Laportes i shpëtoi nga kjo një gjë tjetër, duke konfirmuar kështu se s’do të jetë e lehtë që argjentinasi të qëndrojë.

“E dimë se ai dëshiron të qëndrojë, por sikurse Garcia, Leo ka oferta tjera”, deklaroi ai, diçka që lë në ajër ende të ardhmen e Messit.

(Kosova Sot Online)