Barça nuk heq dorë nga Donnarumma

  • G.G /
  • 03 June 2021 - 15:17
Barça nuk heq dorë nga Donnarumma

Portieri italian do të largohet gjithsesi nga Milani gjatë kësaj vere dhe krahas Barcelonës, interesim serioz për të ka shfaqur edhe Juventusi

Barcelona duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Gianluigi Donnarumma. Mediumi spanjoll “Sport”, i afërt me gjigantin katalunas, shkruan se Barça është në kontakte me përfaqësuesit e portierit italian pasi synon ta transferojë atë në “Camp Nou”.

Përfaqësuesi italian, të cilit do t’i skadojë kontrata në “San Siro” gjatë kësaj vere, i ka disa opsione për të ardhmen e tij. Ai po planifikon ta bëjë lëvizjen e radhës dhe do ta pëlqente një transferim të mundshëm në Barcelonë, edhe pse do ta kishte konkurrent të fortë gjermanin Ter Stegen.

Megjithatë, më i mundshëm duket transferimi i Donnarummas në Juventus, i cili e pëlqen qe një kohë portierin më të mirë në Itali. 22 vjeçari është rritur tek Milani dhe ka debutuar si shumë i ri. Mirëpo, palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe tash sipas të gjitha gjasave do të ndahen.

(Kosova Sot Online)