Messi, 120 milionë euro neto për 10 vjet

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 18:10
Messi, 120 milionë euro neto për 10 vjet

Lionel Messi është shumë afër rinovimit të kontratës me Barcelonën.

Argjentinasi e ka lënë anash inatin dhe atë që ndodhi verën e kaluar dhe duket se po bindet se më e mira për të, është që të qëndrojë në Barcelonë, te klubi ku i ka dhënë gjithçka.

Sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, tashmë Leo Messi e ka kontratën në tavolinë nga Juan Laporta, njeriu që ka ndryshuar gjithçka që prej emërimit në krye të Barcelonës dhe ditë pas dite, po e bind Messin që të rinovojë.

Kontrata është 10 vjeçare, 2 vjet si lojtar në Barça, 2 të tjera do të luajë në Amerikë te Miami dhe më pas do të kthehet në Barcelonë për të marr një rol të veçantë.

Nga kjo kontratë, El Chiringuito raporton se Messi për 10 vjet do të fitojë në total 120 milionë euro neto.

Fjalën e fundit do ta ketë Messi. 

(Kosova Sot Online)