Zvicra e shqiptarëve e deklason Lihtenshtajnin

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 20:01
Zvicra e shqiptarëve e deklason Lihtenshtajnin

Zvicra i ka nisur furishëm përgatitjet për “Euro 2020”.

Në ndeshjen e parë miqësore, Granit Xhaka me shokë arritën që ta mposhtin 7-0 Lihtenshtajnin.

Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi startuan nga minuta e parë, derisa ata u larguan me të filluar pjesa e dytë, u hodh në fushë Shaqa.

31-vjeçari, Mario Gavranovic, shkëlqeu në këtë takim duke realizuar tre gola, dy të tjerë i shënoi 28-vjeçari Christian Fassnacht dhe të tjerët Fernandes dhe autogol Flick.

(Kosova Sot Online)