Depay dhe Wijnaldum së shpejti te Barcelona pas konfirmimit të Koeman

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 23:33
Depay dhe Wijnaldum së shpejti te Barcelona pas konfirmimit të Koeman

Pas Emerson, Garcia dhe Agueros, Barcelona do të vazhdojë me transferimin e futbollistëve pas konfirmimit të Ronald Koeman në stol edhe për një sezon tjetër.

Rrugës janë Memphis Depay dhe Wijnaldum, që tashmë mund të konsiderohet futbollistë të Barçës.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Barcelona po insiston shumë për të arritur marrëveshje me lojtarin për një kontratë 2 apo 3-vjeçare, dhe në klub besojnë se do t’ia dalin.

Derisa sa i përket Wijnaldumit është pothuajse punë e kryer, ai do të nënshkruajë deri më 2024 sapo t’i kryejë testet mjekësore.

(Kosova Sot Online)