Challandes: Duhet të përmirësohemi në përfundimin e aksioneve

  • A.P /
  • 04 June 2021 - 20:30
Challandes: Duhet të përmirësohemi në përfundimin e aksioneve

Kosova shënoi tjetër fitore sot në miqësore ndaj Maltës me rezultat 1:2.

Rashica shënoi të dy golat në këtë ndeshje, ndonëse luajti si qendërsulmues.

Pas ndeshjes, trajneri Challandes tha se duhet të përmirësohen në finalizimin e aksioneve, por u shpreh i lumtur me ndeshjen dhe fitoren.

“Mendoj se ishte ndeshje e mire. Në pjesën e parë kemi luajtur kundër një kundërshtari që luajti mirë. Patëm aksione të mira por nuk i përfunduan, Kemi pasur mjaft mjaft raste dhe nuk kemi shënuar. Kemi bërë një kamp trajnues të mirë. Te dyja ndeshjet ishin të mira sepse fituam. Nuk ishte lehtë sot. Asnjë kundershtar nuk është i lehtë për të fituar. Unë jam i kënaqur me ekipin. Ne mund të bëjmë progres, në këtë ndeshje ishte mungesa e përfundimit të aksioneve. Ndoshta pak ishin te lodhur disa nga lojtarët. Nuk ishte ndeshje e lehte. Mendoj se në këtë periudhë është normale, jam i kenaqur me ekipin edhe ne stervitje sepse kemi stervitur me intensitet. Ne duhet te permiresohemi ne përfundimin e aksioneve. Nëse vrapon kaq shume, luan kaq mirë dhe nuk i perfundon aksionet atyre u jep mundësi për të barazuar. Është shumë e rëndësishme t’i perfundosh aksionet. Por jam i kenaqur me keto dy ndeshje” – u shpreh Challandes. 


(Kosova Sot Online)