Goditet Holanda, mungon mesfushori me ndikim

  • G.G /
  • 08 June 2021 - 12:38
Goditet Holanda, mungon mesfushori me ndikim

Kombëtarja e Holandës në futboll ka konfirmuar se mesfushori Doni van de Beek do mungojë në “Euro 2020”. Holandezi ka pësuar lëndim dhe si rezultat i kësaj do humbas Kampionatin Evropian.

Përzgjedhësi i Holandës, Frank de Bur ka vendosur të mos ftojë ndonjë zëvendësues për mesfushorin.

Komunikata e plotë e Holandës:

“Donny van de Beek mungon në Euro 2020. Van de Beek do largohet nga Kampionati Evropian. Mesfushori është duke vuajtur nga lëndimi. Si rezultat, ai nuk do jetë i gatshëm për Euro 2020. Frank de Bur nuk do ftojë zëvendësues për Van de Beek. Shërohu sa më shpejtë Doni”, shkruhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)