Kepa ftohet në ekipin e Spanjës

  • G.G /
  • 08 June 2021 - 14:20
Kepa ftohet në ekipin e Spanjës

Kepa Arrizabalaga i është bashkuar kombëtares së Spanjës sot si pjesë e grupit të lojtarëve reserve që qëndrojnë në gatishmëri për Kampionatin Evropian.

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka ftuar futbollistët si Raul Albiol, Rodrigo Moreno, Pablo Fonals, Carlos Soler dhe Brais Mendez që pop resin në rast se ka ndonjë lëndim ose rast pozitiv me COVID-19, si rasti i Sergio Busquets.

Kepa, që ka qenë vazhdimisht i ftuar në ekipin e Spanjës, u la jashtë për shkak të situates së tij në Chelsea, ku e humbi vendin e titullarit nga Edouard Mendy.

Luis Enrique po e përforcon ekipin e rezervave dhe po shpreson që nuk do të ketë nevojë për të tjerë para ndeshjes së pare të Spanjës ndaj Suedisë më 14 qershor.

(Kosova Sot Online)