Spanja me “fëmijë” e mund Lituaninë

  • A.P /
  • 08 June 2021 - 23:14
Spanja me “fëmijë” e mund Lituaninë

Spanja e ka mundur 4-0 në miqësore Lituaninë. Shënuan Diaz, Guillamon, Miranda dhe Puado.

Për shkak të Sergio Busquets, që doli pozitiv me COVID-19, është izoluar e gjithë skuadra e Spanjës dhe për të mos prishur miqësoren sonte, Spanja vendosi që ta luajë kundër Lituanisë me lojtarë të U-21, po ashtu dhe me trajnerin e ekipit U-21, me marrëveshje me ekipin kundërshtar.

Plot 10 lojtarë debutuan për herë të parë me “La Rojan” dhe treguan se Spanja ka të ardhme.

Të rinjtë arritën të shënojnë plot katër gola, për të fituar 4-0.

Spanja e nisi furishëm, në minutën e tretë, shënoi mbrojtësi 21-vjeçar i Valencias, Hugo Guillamon, për 1-0.

Në atë të 24’, ka realizuar lojtari i Realit, Brahim Diaz, për 2-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 30’, Ruiz kishte shansin të shënojë për 3-0, por dështoi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Spanja shënoi edhe dy herë, Miranda në atë të 54’ dhe Puado 73’. 

(Kosova Sot Online)