Vaksinohen kundër COVID-19 futbollistët e Spanjës

  • S.A /
  • 11 June 2021 - 13:57
Vaksinohen kundër COVID-19 futbollistët e Spanjës

Vaksinohen kundër COVID-19 futbollistët e Spanjës

Futbollistët e Spanjës kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur do të nisë Euro 2020, sonte me sfidën Itali vs Turqi nga ora 21:00.

Sergio Busquets doli i pari pozitiv me COVID-19 ditë më parë te Spanja, që pasoi më pas me Diego Llorenten, por ky i fundit në tri testet e fundit ka rezultuar negativ dhe pritet edhe një rezultat.

Sido që të jetë, gjithçka që ndodhi para Kampionatit Evropian shtyri Spanjën që shpejt e shpejt të vendosë për vaksinimin e futbollistëve që tani do të jenë të fokusuar vetëm te Euro 2020. Spanja e nis aventurën në Evropian me 14 qershor kundër Suedisë, derisa më pas do të ketë punë me Poloninë dhe në fund me Sllovakinë.

(Kosova Sot Online )