Spinazzola shpërblehet nga UEFA

  • S.A /
  • 12 June 2021 - 10:14
Spinazzola shpërblehet nga UEFA

Ka nisur Kampionati Evropian, edhe pse me një vit vonesë shkaku i pandemisë që për shumë muaj e paralizoi gjithë botën. Turqi vs Itali ishte ndeshja hapëse e “Euro 2020” që u zhvillua në Olimpico të Romës.

Mancini: “Wembley” është 6 ndeshje larg, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të besuarit e Roberto Mancinit e fituan këtë ndeshje me rezultat të pastër, 3-0. Në këtë mbrëmje shkëlqeu Leonardo Spinazzola, mbrojtësi i majtë. Në fund, ai u shpërblye duke u emëruar nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit dhe bëhet futbollisti i parë që e merr këtë çmim në Euro 2020. UEFA do të shpall dhe do t’i shpërblejë më të mirët pas cdo ndeshjeje të Kampionatit Evropian. 

(Kosova Sot Online )