Laporta: Messi dëshiron të qëndrojë, problemi është te “fair play”

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 00:00
Laporta: Messi dëshiron të qëndrojë, problemi është te “fair play”

Lionel Messi dëshiron të qëndrojë në Barcelonë. Kështu ka deklaruar numri një i klubit, Joan Laporta. Ai ka thënë se Leo ka dëshirë të madhe të nënshkruajë kontratën me klubin ku është rritur, zhvilluar dhe shndërruar në lojtarin që është sot.

Megjithatë, problemi qëndron te ‘fair play’ financiar, këtë e ka konfirmuar edhe Laporte.

Për të mos pasur probleme me UEFA-n, ai konfirmuar se shumë lojtarë do të shiten dhe do të huazohen, pasi pagat janë të larta.

“Atletet e Messit do të vazhdojnë të luajnë në fushën e Camp Nou. Ai dëshiron të qëndrojë. Nuk është e lehtë. Do të bëjmë gjithçka që mundemi”, tha Laporta.

“Nuk ka nënshkruar ende. Kun Aguero i thotë çdo ditë: “Nënshkruaj, ne do të luajmë së bashku”.

“Në aspektin ekonomik, ai e ka bërë shumë të lehtë, por në aspektin e fair play financiar është diçka tjetër. Duhet t’i respektojmë rregullat dhe do t’i respektojmë. Do të ketë shitje dhe huazime. Do të huazojmë shumë sepse kemi paga të larta krahasuar me klubet tjera”.

(Kosova Sot Online)