Golashënuesit më të mirë në “Euro 2020”

  • S.A /
  • 18 June 2021 - 11:57
Golashënuesit më të mirë në “Euro 2020”

Kampionati Evropian është duke dhuruar spektakël të vërtetë që po mbahet në 12 shtete.

“Euro 2020” është bërë edhe më i veçantë me praninë e shumtë të tifozëve në çdo ndeshje, të cilët kanë munguar nëpër stadiume për më shumë se një vit, shkaku i pandemisë.

Futbollistët, të cilëve iu ka munguar prezenca e tifozëve, po tentojnë të shijojnë çdo ndeshje dhe të dhurojnë spektakël, duke shënuar gola dhe dhuruar asiste në çdo ndeshje para adhuruesve të tyre.

Deri më tani, pas 2 ndeshjeve nëpër grupe, tetë futbollistë kanë arritur të realizojnë nga dy gola në “Euro 2020” dhe “Këpuca e Artë” do të jetë synim i të gjithëve.

Roman Yaremchuk i Ukrainës, Andriy Yarmolenko po ashtu nga Ukraina dhe Ciro Immobile i Italisë, kanë edhe nga një asist më shumë se pesë futbollistë të tjerë.

Patrik Schick, Cristiano Ronaldo, Manuel Locatelli, Denzel Dumfries dhe Romelu Lukaku gjithashtu kanë shënuar deri më tani nga dy gola.

(Kosova Sot Online )