Neymar shpërthen në lot

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 15:52
Neymar shpërthen në lot

Neymar nuk ka mundur të përmbahet gjatë intervistës pas ndeshjes me Perunë.

Ai ka shpërthye në lot për gjithçka thotë që ka ndodhur viteve të fundit, për vështirësitë si në Brazil si në Paris Saint Germain.

Ai i është afruar në 9 gola rekordit të Pele dhe s’kishte se si të mos emocionohej për këto arritje.

“Është nder që e veshi këtë fanellë dhe kurrë s’kam menduar që do t’i arrijë këto numra”, tha ai.

“Për mua është emocionuese pas dy viteve të komplikuara. Kënaqem duke luajtur për Brazilin, kur e veshi këtë fanellën për t’i përfaqësuar të gjithë, vendin tim, familjen…”. 

(Kosova Sot Online)