Perisic thyen rekordin e madh për Kroacinë

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 21:35
Perisic thyen rekordin e madh për Kroacinë

Anësori i Interit, Ivan Perisic ka bërë histori si futbollisti i parë që shënoi për Kroacinë në katër turne të mëdha.

Ai e gjeti rrjetën me një goditje mahnitëse në ndeshjen e kësaj mbrëmje në Euro 2020 me Republikën Çeke. Ajo ndeshje u mbyll me barazim 1:1 dhe Kroacia e rrezikon seriozisht kualifikimin tutje.

Ky ishte goli i tij i parë i Euro 2020, por edhe një moment historik gjithashtu

Askush nuk kishte gjetur më parë rrjetën për Kroacinë në katër turne të ndryshëm, midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.

32-vjeçari tani ka 29 gola në 103 ndeshje për Kroacinë, duke shënuar në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe tani Euro 2020.

(Kosova Sot Online)