11-shja më e vlefshme në Euro 2020

  • A.P /
  • 20 qershor 2021 - 12:38
11-shja më e vlefshme në Euro 2020

Nga sot fillon xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Kampionatin Evropian. Pra, duke filluar nga sot do të bëhen të ditura skuadrat që kualifikohen tutje dhe ato që rikthehen në shtëpi.

Deri tash, Euro 2020 ka dhënë emocione të forta me disa ndeshje fantastike, por pjesa më interesante ende nuk ka ardhur

Yjet më të mëdhenj evropianë po luajnë në këtë turne, por kush bën pjesë në formacionin më të vlefshëm nga lojtarët që po luajnë në Euro 2020?

Transfermarkt ka listuar 11-shen me futbollistët më të shtrenjt që po luajnë në këtë Kampionat Evropian.

Në portë Courtois, kurse para tij Robertson, Dias, De Ligt, James në mbrojtje. Kimmich, De Jong dhe De Bruyne në mesfushë, kurse Sterling, Sancho dhe Mbappe në sulm.

Mbappe njëherit është futbollisti më i shtrenjtë i Euro 2020.

(Kosova Sot Online)