Mësohen dy çiftet e para të 1/8 së finales së Euro 2020

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 23:15
Mësohen dy çiftet e para të 1/8 së finales së Euro 2020

Sonte janë mësuar dy çiftet e para të 1/8 së finales së Kampionatit Evropian.

Me fitoren ndaj Rusisë, Danimarka e siguroi kualifikimin tutje nga vendi i dytë me vetëm tri pikë të mbledhura

Në 1/8 e finales, Danimarka do të përballet me Uellsin, ndeshje e cila do të luhet më 26 qershor në Amsterdam me fillim nga ora 18:00.

Çifti tjetër i 1/8 së finales është Itali – Austri që luhet më 26 qershor në Londër nga ora 21:00. 


(Kosova Sot Online)