Sonte në “Euro 2020” tri ndeshje të mëdha

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 16:39
Sonte në “Euro 2020”  tri ndeshje të mëdha

Angli – Gjermani, Belgjikë – Portugali dhe Kroaci – Spanjë, ndeshjet kryesore të kësaj faze të Kampionatit Evropian, e cila do të nisë të shtunën mbrëma

E teta e finales së Euro 2020 do t’i sjellë disa ndeshje të mëdha. 16 skuadra do të luajnë në këtë fazë në kërkim të kualifikimit në çerekfinale. Pa dyshim, dueli kryesor i së tetës së finales do të jetë ai në mes të Anglisë me Gjermaninë. “Tre Luanët” e dominuan grupin e tyre dhe i hyjnë kësaj loje të motivuar maksimalisht.

Nga ana tjetër, “Die Mannschafft” mezi e kaluan fazën e grupeve pasi e kishin në pikëpyetje kalimin tutje deri në fund. Barazimi me Hungarinë ua mundësoi atyre të kualifikohen. Por, gjermanët dinë të transformohen sapo të fillojë faza eliminuese dhe kjo mund të ndodhë përsëri.


(Kosova Sot Online)