Kounde preferon Real Madridin

  • S.A /
  • 26 June 2021 - 14:08
Kounde preferon Real Madridin

Jules Koundé preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”. Klazuola e tij ësht 80 milionë euro. Reali e do në vend të Odriozolës.Pas transferimit të Alabas, Real Madridi dëshiron të forcohet edhe më shumë në fazën e mbrojtjes, sidomos pas largimit të Sergio Ramos, derisa edhe Raphael Varane është saj rruge.

Jules Koundé, mbrojtësi i Sevillës, që po luan me Francën në Euro 2020 është i zgjedhuri i Real Madridit për krahun e djathtë, pasi klubi nuk i beson më Alvaro Odriozolës.

Sipas mediave në Francë, Koundé është në qiellin e shtatë për interesimin e Realit dhe përgjigjja e tij është ‘po’ nëse Madridi dhe Sevilla arrijnë marrëveshje.

Klauzola e lojtarit është 80 milionë euro, shifër pak e lartë, por Reali shpreson ta blejë më lirë në negociata të vazhdueshme me Sevillën. Kounde ka luajtur 49 ndeshje me Sevillën këtë edicion dhe për këtë mori ftesë edhe nga Franca. 

(Kosova Sot Online )