Xhaka zgjedh mes Arsenalit dhe Romës

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 15:37
Xhaka zgjedh mes Arsenalit dhe Romës

Granit Xhaka, sipas shumë mediave në Itali dhe Angli, do ta vazhdojë karrierën në Serie A. Bisedimet mes Romës dhe Arsenalit janë në fazën përfundimtare dhe klubet janë afër që të arrijnë një marrëveshje.

Roma ka ofruar 15 milionë, kurse Arsenali do 18 milionë – por së shpejti do të gjendet një mes. Në anën tjetër, raportohet Xhaka do të fitojë 2.5 milionë euro neto te Roma.

 

I pyetur rreth transferimit të mundshëm të tij në Romë, Xhaka tha se Arsenali tashmë e di dhe se i pëlqen shumë Roma,

“Arsenali e di se çfarë dua të bëj. Është shumë bukur në Romë” – tha Xhaka.

Mesfushori shqiptar do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, që do ta lidh me klubin italian deri më 2025.

28-vjeçari aktualisht është i përqendruar në Euro 2020, ku Zvicra e tij arriti të kualifikohet në mesin e 16 më të mirave dhe nesër do të përballet me kampionin e botës, Francën në Bukuresht

(Kosova Sot Online)