Po shkëlqen me Italinë, Spinazzola tërheq interesimin e Barcelonës

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 17:43
Po shkëlqen me Italinë, Spinazzola tërheq interesimin e Barcelonës

Leonardo Spinazzola po tregon paraqitje fantastike me Italinë në Kampionatin Evropian. Ylli i Romës është njëri prej lojtarëve kyç për suksesin e Italisë deri tash.

Prej këtyre performancave, ai ka tërhequr interesimin e shumë prej klubeve të njohura evropiane.

Njëra prej tyre është Barcelona. Katalonasit kanë pyetur rreth situatës së tij dhe mundësisë së transferimit në “Camp Nou”.

28-vjeçari është pjesë e Romës që nga viti 2019 dhe pas një performance të tillë në Euro 2020 nuk do ta lëshojnë për pak para. 

(Kosova Sot Online)