As Sterling e as Kane, befasi lojtari i ndeshjes

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 20:31
As Sterling e as Kane, befasi lojtari i ndeshjes

Harry Maguire është vlerësuar më i miri në ndeshjen mes Anglisë dhe Gjermanisë.

Anglia është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

“Tre Luanët” e kanë eliminuar Gjermaninë në 1/8 e finales duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në Londër, në “Wembley”,

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht, në minutën e 75-të, Raheem Sterling arriti që të realizojë për 1-0.

Në të 81-të, Thomas Muller shpërdoroi një mundësi të artë për të shënuar për 1-1, dhe kjo i kushtoi pas Harry Kane doli në skenë duke shënuar në minutën e 86-të për 2-0, që doli të jetë goli i rezultatit përfundimtar.

Asnjëri prej tyre nuk janë shpallur në fund lojtari i ndeshjes, siç ka ndodh në shumicën e sfidave me futbollistët që kanë shënuar në ndeshje.

E keni pritur këtë? Shkroi UEFA në Twitter pas ndeshjes kur bëri publike lojtarin më të mirë të ndeshjes, që nuk është as Sterling e as Kane, por Harry Maguire.

(Kosova Sot Online)