Ramosi shumë afër kalimit në PSG

  • S.A /
  • 30 June 2021 - 09:55
Ramosi shumë afër kalimit në PSG

Paris Saint-Germaini është i vendosur ta afrojë Sergio Ramosin në javët në vijim, pasi marrëveshja e tij me Real Madridin do të skadojë më 30 qershor, pra sot. Ramosi njoftoi javë më parë se do të largohet nga Real Madridi pas plot 16 vjetëve në Santiago Bernabeu dhe nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë. 

Mbrojtësi veteran spanjoll dhe presidenti i Real Madridit Florentino Perez nuk kishin arritur të pajtoheshin për kontratë të re dhe si pasojë Ramos do të luajë larg Madridit nga sezoni i ri.

Sipas gazetës së madhe franceze L’Equipe, bisedimet mes Ramosit dhe PSG-së janë intensifikuar në ditët e fundit dhe se palët nuk janë larg arritjes së marrëveshjes. Por PSG-ja nuk është klubi i vetëm i interesuar për shërbimet e 35-vjeçarit, sipas MARCA-s.

Ky klube të tjera kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e veteranit që së shpejti do të jetë lojtar i lirë.

(Kosova Sot Online )