
Lexoni edhe:
“Euro 2020” vazhdon me të tjera super ndeshje, Anglia kërkon gjysmëfinalen në Romë, Çeki-Denimarkë s’ka favorit
90 minuta gjashtë gola dhe në fund vendosin penalltitë. Peru ka kaluar në gjysmëfinale të Coppa America duke e eliminuar Paraguain me penallti. 3-3 përfundoi ndeshja e rregullt kurse Peru fituan me rezultat 4-3 në penallti
Ka përfunduar çerekfinalja e parë në mes të Perusë dhe Paraguait. Ishte një ndeshje spektakulare më shumë gola të shënuar por që fati i saj u vendos me penallti.
Gomez do të shënonte që në minutën e 11-të të ndeshjes për Paraguain. Megjithatë, presioni i madh i Perusë bëri që Lapadula të shënoi dy gola dhe ta përmbys Paraguain, një ai e shënoi në minutën e 27-të dhe një tjetër në minutën e 40-të.
Gjërat për Paraguain do të vështirësoheshin edhe më shumë pasi që në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë me karton të kuq do të ndëshkohej Gomez nga Paraguai.
Megjithatë, Paraguai nuk u dorëzua dhe arriti që edhe me një lojtar më pak ta barazoi rezultatin Alonso në minutën e 54-të.
Peru pas një presioni të madh arriti që të kalojë përsëri në epërsi në minutën e 80-të, kësaj radhe shënoi Yoyun dhe jo Lapadula. Por, Peru në minutën e 85-të do të mbetej më 10 lojtar pasi që Carrillo ndëshkohet me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Kjo bëri që Paraguai të arrin dhe ta barazoi rezultatin në minutën e 90-të me anë të Avalos duke e dërguar ndeshjen në penallti.
Meqenëse në ndeshjet në Coppa America deri në gjysmëfinale nuk ka shtesa, atëherë pas përfundimit të kohës së rregullt ndeshja u vendos nga 11-metërshat ku më të saktë u treguan futbollistët e Kombëtares se Perusë duke fituar me rezultat 4-3.
Kujtojmë se Peru do të ndeshet me fituesin e çiftit Brazil-Kili, ndeshje e cila zhvillohet në orën 02:00 të mëngjesit.
(Kosova Sot Online )