Tonali transferohet në Milan

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 22:43
Tonali transferohet në Milan

Milan ka arritur marrëveshje me Brescian për ta transferuar Sandro Tonalin

Mesfushori i Italisë U21 ka kaluar sezonin e kaluar në Kuqezi, e cila e kishte opsionin për ta blerë të riun na skuadra e Massimo Cellinos.

Milan kishte kërkuar lirimin për çmimin e 21 vjeçarit, i cili kishte rinovuar më skuadrën nga Rondinelle deri në qershor të vitit 2022 para se të largohet për në San Siro. Sipas Sky Sport Italia, të dy palët tani kanë rritur marrëveshje që ai të kalojë në Milanello pas negociatave të gjatë me Brescias.

Menaxhmenti i Kuqezinjve janë duke u marrë me disa detale të nevojshme dhe transferi i tij pritet të zyrtarizohet të enjten.

Milan, të cilët kanë paguar huazimin një vjeçar, do të nënshkruajnë më lojtarin për rreth 6 milionë euro, me 3 milionë bonuse që do të caktohen nga kushtet e Brescias.

Giacomo Olzer nga skuadra e të rinjve nga Kuqezinjtë që është përfshirë në marrëveshje dhe do të kalojë në Brescia. 

(Kosova Sot Online)