Kualifikimet për Conference League: Llapi debuton kundër Shkupit, Drita përballet me Decicin

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 11:30
Kualifikimet për Conference League: Llapi debuton kundër Shkupit, Drita përballet me Decicin

Llapi do të debutojë në kualifikime për një garë evropiane sot kundër Shkupit, ekipit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Drita do të përballet me Decic, klubin e shtetit fqinj, Malit të Zi.

Llapi, i cili e siguroi pjesëmarrjen në kualifikime për Europa Conference League si fituese e Kupës së Kosovës sezonin e fundit, do të jetë mysafire e Shkupit në Arënën Kombëtare Todor Proeski në Shkup, për ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues. 

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në Kosovë dhe fituesi kalon në rrethin e dytë kualifikues.

Ndërkohë, Drita, e cila po merr pjesë në kualifikime për Europa Conference League – garën e nivelit të tretë të futbollit evropian – do të jetë nikoqire në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues, pasi e pret në Gjilan klubin e Malit të Zi. Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Decic do të zhvillohet pas një jave në Mal të Zi.  

(Kosova Sot Online )