Zyrtare: Ramosi i bashkohet PSG-së

  • S.A /
  • 08 July 2021 - 11:35
Zyrtare: Ramosi i bashkohet PSG-së

Sergio Ramos i është bashkuar Paris Saint-Germainit, në një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta mbajë atë në Paris deri më 2023, njofton klubi. PSG-ja njoftoi të enjten se qendërmbrojtësi spanjoll i është bashkuar asaj, pas një marrëveshje deri në vitin 2023. Ramos iu bashkua gjigantit parisien si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i kishte mbaruar më 1 korrik.

“PSG-ja njofton me kënaqësi se ardhjen e Sergio Ramosit. Qendërmbrojtësi spanjoll ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare, që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e PSG-së. Ramosi e njoftoi largimin nga Real Madridi në fillim të qershorit, pas plot 16 vjetëve në klub.

Por 35-vjeçari zbuloi në konferencën e muajit të kaluar se ai nuk kishte dashur të largohej nga Madridi.

“Kanë ndodhur shumë gjëra, rrethana që ndodhin në jetë. Gjëja e parë që dua ta them është se unë nuk kam dashur kurrë të largohem nga Real Madridi, gjithmonë kam dashur të qëndrojë”, kishte thënë ai.

(Kosova Sot Online )