Anglia e kërkon titullin e parë në histori

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 15:00
Anglia e kërkon titullin e parë në histori

“Tre Luanët” u kualifikuan në finale të Kampionatit Evropian pas 55 vjetësh pritjeje. Ata do të luajnë për herë të parë në finale

Kombëtarja angleze e ka shkruar tashmë historinë. “Tre Luanët” e siguruan kualifikimin në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori të tyre. Pas 55 vjetësh pritjeje, anglezët e prekën finalen e “Euro 2020” pas fitores që e regjistruan ndaj Danimarkës mbrëmë.

Ata ishin afër, duke shkuar deri në gjysmëfinale edhe në Botërorët 1990 e 2018, por kishin humbur në penallti. Sidoqoftë, epoka e të rinjve të Anglisë e tregoi veten në këtë Evropian.

Ata i fituan gjashtë ndeshje dhe tash e shohin veten para sfidës kryesore, ndaj Italisë të dielën në “Wembley”. Madje, anglezët nuk e kishin pësuar asnjë gol deri mbrëmë, kur i shënoi Danimarka me Mikkel Damsgaard. Paraprakisht, në të tetën e finales e eliminuan Gjermaninë e në çerekfinale Ukrainën.

E në fazën e grupeve e kishin mundur Kroacinë dhe Republikën Çeke dhe kishin barazuar me Skocinë. Tash, djelmoshat e Gareth Southgate janë të uritur për ta fituar edhe finalen, të cilën do ta luajnë në shtëpi. Për ta arritur këtë, duhet ta mposhtin ekipin që s’di se çka është humbja qe 33 ndeshje, Italinë. 

(Kosova Sot Online)