Milani e blen kartonin e Sandro Tonalit

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 17:34
Milani e blen kartonin e Sandro Tonalit

Sandro Tonali është përfundimisht i Milanit. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2026.

Milani ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Sandro Tonalit, pas një sezoni huazim nga Brescia.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi në faqen zyrtare.

Milan konfirmon se 21-vjeçari ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026, që do të paguajë 7 milionë, plus 3 të tjerë në formë bonusesh në të ardhmen.

Klubi nga “San Siro” ka paguar edhe 5 milionë euro në verën e shkuar, që e mori në formë huazimi me të drejtën e blerjes këtë verë.

(Kosova Sot Online)