Verrati e konfirmon transferimin e Donnarummas në PSG

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 18:04
Verrati e konfirmon transferimin e Donnarummas në PSG

Nuk ka më asnjë dyshim, Donnarumma do të luajë në PSG nga sezoni ardhshëm. 22-vjeçari është produkt i akademisë dhe do të largohet nga Milani falas, pasi i ka skaduar kontrata. Ai ka bërë 251 me ekipin e parë.

Nuk është zyrtare, por tashmë dihet tashmë se Gigi Donnarumma do të transferohet në Francë te Paris Saint Germain.

Edhe më shumë i ka hequr dyshimet, duke i dhënë vulën Marco Verratti.

Në një intervistë për mediat italiane para finales në “Euro 2020” me Anglinë, Verratti e zyrtarizoi transferimin e Donnarummas në PSG, edhe pse ndoshta s’do duhej ende ta konfirmonte këtë publikisht.

“Gigio meriton të bëhet pjesë e një klubi të madh evropian, që të jetë në gjendje të luftojë për Champions League. Jam i lumtur që kam Donnarumman shok të ri të ekipit te PSG. Ai do të na ndihmojë shumë”, deklaroi mesfushori.

22-vjeçari është produkt i akademisë dhe do të largohet nga Milani falas, pasi i ka skaduar kontrata me Kuqezinjtë.

Ai ka bërë 251 me ekipin e parë të Milanit, por nuk vendosi të rinovojë shkaku i parave, pasi PSG ofronte pagë shumë më të lartë se Kuqezinjtë. 

(Kosova Sot Online)