Messi: “Kam ëndërruar gjatë për këtë moment”

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 11:13
Messi: “Kam ëndërruar gjatë për këtë moment”

Lionel Messi ia del më në fund të përmbushë misionin e tij për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren argjentinase.

U deshën plot 5 finale të luajtura dhe më në fund Argjentina ia doli të fitojë me rezultatin minimal 1-0, duke bërë që flamuri i bardhë e blu të ngjitet lart në “Maracana”-në legjendare.

Argjentina me Messine e mundën Brazilin në finale.

Menjëherë pas triumfit, Messi ndau emocionet që përjetonte pas një suksesi që i mungonte me Argjentinën.

“Lumturia që ndjej sot nuk mund të përshkruhet. Kam ëndërruar shumë herë për këtë moment. Akoma nuk na besohet që jemi kampionë. Akoma nuk mund ta besojmë atë që kemi arritur sot”, tha Messi.

“Që në edicionin e fundit të Copa Americas, u pa që kjo skuadër ishte shumë e fortë dhe e motivuar. Disa finale i kemi humbur, por e dija që do të vinte edhe ky moment. E ndjeja që zoti e kishte ruajtur këtë sukses për ne pikërisht ndaj Brazilit dhe në shtëpinë e tyre, në Brazil”.

“Kur mbaroi ndeshja, mendova për familjen time. Shumë herë kur dështonim, shkoja me pushime dhe ditët e para i kaloja në dëshpërim, por këtë herë do të jetë ndryshe. Kjo ndeshje do të mbetet në histori, jo vetëm sepse fituam, por edhe sepse mundëm Brazilin në shtëpinë e tij”. 

(Kosova Sot Online)