Jorginho do të luajë për Chelsean në sezonin e ardhshëm

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 19:58
Jorginho do të luajë për Chelsean në sezonin e ardhshëm

Agjenti Joao Santos ka thënë se Juventusi ka pyetur për mesfushorin e Chelseat, Jorginho. “Tërë kjo është në duart e kluibit të tij, ai ka edhe dy vite kontratë me ta”

Mesfushori brazilian i lindur në Itali i ka ndihmuar Blutë për ta fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21, para se të luajë çdo ndeshje për Azzurri, të cilët fituan edhe Euro 2020 këtë verë. Jorginho ishte njëri prej lojtarëve kyç për të dyja skuadrat dhe ish ylli i Napolit ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A, derisa bardhezinjtë janë duke e kërkuar atë prej që Sarri u largua nga Londra më 2019.

“Ai ka dy vite kontratë”, ka thënë Joao Santos për Calciomercato.it. “E tëra varët nga klubi. Para tij është Botërori i Klubeve, pastaj Superkupa e Europës. Për një futbollist, këto janë synime të rëndësishme. Por, afati i transferëve është gjithmonë afat i transferove dhe nëse një klub i madh vjen me një ofertë serioze, sigurisht ata do ta vlerësojnë”.

(Kosova Sot Online)