Zbulohet audio e re e Perezit: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho anormal

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 13:46
Zbulohet audio e re e Perezit: Ronaldo është idiot, i sëmurë, ndërsa Mourinho anormal

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vijon të futet thellë e më thellë në një skandal të publikimit të audiove të tij, në të cilat ai dëgjohet duke i fyer rëndë legjendat e Real Madridit.

Në një audio tjetër të zbuluar të mërkurën, Perezi i godet dy ish-pjesëtarë shumë të rëndësishëm në historinë e Real Madridit, Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon.

Në këtë audio, që përmban komentet e tij nga tetori i vitit 2012, presidenti i Real Madridit i kritikon dhe i fyen yjet portugez të klubit në atë botë.

Në këtë audio të publikuar nga El Confidencial, Perezi e fyen Ronaldon: “Ronaldo është i çmendur. Ky djalë është idiot. Është i sëmurë. Ju mendoni se ky lojtar është normal, por ai nuk është. Sikur të ishte, nuk do t’i bënte gjithë këto gjëra që po i bën”.

“Gjëja e fundit budallallëqe që e bëri ai, të cilën e pa e gjithë bota… pse mendoni se ai do të bënte diçka kaq budallallëqe?”

Perezi e kritikoi Ronaldon dhe Mourinhon duke i akuzuar se janë egoistë.

“Jorge Mendes (menaxheri i tyre) nuk mund ta kontrollojë Ronaldon dhe as Mourinhon. Asnjërin. Madje edhe në intervista, ata nuk e dëgjojnë atë. këta dy persona kanë ego të tmerrshme. Ata janë anormal sepse po flasim për shumë para për të drejtat e imazhit. Me atë fytyrë që kanë ata, me shikim tërbues, fakti që askush nuk i pëlqen… nëse publiciteti do të ishte ndryshe, çdo gjë ndryshon”, kishte thënë Perez.

Ronaldo i kaloi nëntë vjet në Real Madrid, nga viti 2009 deri më 2017, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe duke i fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy në La Liga. Mourinho i kaloi tri vjet në krye të skuadrës në Madrid, nga viti 2010 deri më 2013, duke e fituar titullin në La Liga në vitin 2012.

Në audiot e publikuar dje, Perezi i ofendoi Rual Gonzalezin dhe Iker Casillasin.

(Kosova Sot Online)