Dortmundi s’e lëshon Haalandin

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 15:37
Dortmundi s’e lëshon Haalandin

Sulmuesi norvegjez kërkohej nga klubet e mëdha evropiane, por Verdhezinjtë s’duan ta lëshojnë atë, së paku edhe një vit

Erling Haaland do të mbetet në Borussia Dortmund, së paku edhe një vit. Klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta lë të largohet sulmuesin norvegjez. Ai është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha evropian.

Por, pasi e humbi Jadon Sanchon, i cili përfundoi në Manchester United, Dortmundi s’e ka ndërmend ta lëshojë edhe një tjetër yll. Haaland e pati një sezon të çmendur prej 30 golash në 32 ndeshje të zhvilluara në Bundesiga. Dhe, drejtuesit e klubit tash po e kërkojnë zëvendësuesin e Sanchos, i cili do ta shoqërojë Haalandin në sulm. 

(Kosova Sot Online)