Achraf debuton me PSG-në, është si “avion”, shënon edhe Xavi, ishi i Barcelonës

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 18:41
Achraf debuton me PSG-në, është si “avion”, shënon edhe Xavi, ishi i Barcelonës

Achraf Hakimi ka debutuar me fanellën e PSG-së, por jo në një ndeshje zyrtare.

Ai luajti 45 minuta në miqësoren që Paris Saint Germain e fitoi 4-0 ndaj Le Mans.

Hakimi bëri një sprint fantastik te goli i dytë, për të asistuar te Gharbi, që realizoi për 2-0, derisa të parin e kishte shënuar Mauro Icardi.

Golin e tretë e shënoi Fadiga në minutën e 87’, asistuar nga Xavi Simons, talenti i La Masia që braktisi Barcelonën vite më parë.

Ai, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë, shënoi vet të katërtin për rezultatin përfudnimitar në këtë miqësore, 4-0. 

(Kosova Sot Online)