Shaw luajti në Euro 2020 me brinjë të thyer

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 15:33
Shaw luajti në Euro 2020 me brinjë të thyer

Luke Shaw luajti për Anglinë në Euro 2020 duke e duruar dhimbjen nga brinjëve të thyer. Ai e kishte pësuar këtë lëndim në ndeshjen e 1/8 së finales, por paraqitjet e tij nga ai çast ishin mbresëlënëse.

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit ishte njëri prej lojtarëve që shkëlqen më së shumti duke i ndihmuar Anglisë të arrijë deri në finale, ku u mposht në penallti nga Italia.

Shaw e shënoi golin hapes në finale pas vetëm dy minutave lojë, i cili ishte i pari për atdheun e vet, por paraqitjet e tij nga krahu i majtë i mbrojtjes morën vëmendje të madhe gjatë verës.

Dhe tani që është mësuar se ai i kishte thyer brinjët në duelin e me Gjermaninë në 1/8 e finales, të cilën Anglia e fitoi 2:0 falë golave të Harry Kane dhe Raheem Sterling, paraqitjet e tij ishin edhe më mahnitëse.

Ai luajti 90 minuta të plotë në atë ndeshje, si dhe ishte titullar në të dy ndeshjet që zgjatën nga 120 minuta secila, gjysmëfinalen kundër Danimarkës dhe finalen kundër Italisë.

Ndeshja e vetme në të cilën u zëvendësua ishte triumfit 4:0 kundër Ukrainës në çerekfinale.

Megjithatë, Manchester Unitedi ndihet i shqetësuar për gjendjen e tij tani.

The Telegraph raporton se klubi dëshiron që sa më shpejt ta ketë Shaw-n në qendrën stërvitore Carrignton për t’ia analizuar gjendjen e lëndimit dhe për të parë se sa gjatë do të mungojë ai.

Shaw është duke e shijuar një pushim të merituar në Greqi, pas ndeshjeve që i bëri me Anglinë në Euro.

Ai pritet të mungojë në fillim të sezonit të ri 2021/22 për Unitedin, i cili nis më 14 gusht në Premierligë.


(Kosova Sot Online)