Chelsea e konsideron rikthimin e Hazardit

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 16:26
Chelsea e konsideron rikthimin e Hazardit

Ylli belg ka dështuar ta gjejë veten në Real Madrid dhe mund të rikthehet në Londër, ku e kishte arritur kulmin e karrierës

Chelsea po mendon ta bëjë një goditje të befasishme në afatin kalimtar të verës. Mediumi spanjoll “AS” raporton se “Blues” po e mendojnë rikthimin sensacional të Eden Hazardit në Londër.

Ylli belg dështoi ta tregonte veten në Real Madrid, ku e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme, ndërsa nuk i mungoi as mbipesha. Përfaqësuesi belg i ka ruajtur raportet e mira me disa prej ish-bashkëlojtarëve.

Prandaj, ai mund të ndihet përsëri në shtëpi nëse rikthehet në “Stamford Bridge”. Natyrisht, për t’u rikthyer tek kampioni aktual evropian, Hazardit i duhet të pranojë rrogë më të ulët. Edhe “Los Blancos” do të ishin të kënaqur nëse e shesin futbollistin e tyre të padobishëm deri tash. 


(Kosova Sot Online)