James, i vendosur të largohet nga Evertoni

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 17:37
James, i vendosur të largohet nga Evertoni

Ylli kolumbian dëshiron të transferohet në një klub më të madh, në Itali ose në Spanjë

James Rodriguez është i vendosur për t’u larguar nga Evertoni. Ndërkohë, edhe klubi anglez e ka njoftuar yllin kolumbian se është i lirë të largohet gjatë kësaj vere.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Bayern Munichut ka dështuar të ambientohet në futbollin anglez. Prandaj, mediat e huaja raportojnë se e ardhmja e mesfushorit ofanziv mund të jetë e lidhur me futbollin italian ose me atë spanjoll.

(Kosova Sot Online)