Mourinho: Muzika ime e preferuar është himni i Romës

  • G.G /
  • 23 July 2021 - 11:36
Mourinho: Muzika ime e preferuar është himni i Romës

Mourinho duket se është lidhur shumë me klubin e tij të ri.

Trajneri portugez mori drejtimin e Romës në fund të këtij sezonit të kaluar dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ri në Serie A.

Duket se trajneri portugez ka krijuar një afirmim të veçantë me këtë skuadër.

Ai u pyet nga gazetarët për muzikën e tij të preferuar, dhe u përgjigj se himni i Romës është e pëlqyera e tij.

“Muzika ime e preferuar? Himni i Romës, është një këngë që me të vertëtë dua t’a dëgjojë fuqishëm në çdo javë në Olimpico”, tha fillimisht ai.

“Të jemi të sinqertë edhe kundërshtarët e dijnë himnin e Romës sepse është i bukur, edhe kur kam luajtur kundër Romës, më pëlqente të t’a dëgjoja atë, tifozët e këndojnë me shumë pasion, tani që jam këtu dua t’i dëgjojë ata duke kënduar edhe më fortë”,përfundoi Mourinho.

(Kosova Sot Online)