Trofeu “Joan Gamper”, Barcelona përballet me Juventusin

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 16:20
Trofeu “Joan Gamper”, Barcelona përballet me Juventusin

Për herë të parë në histori, ekipi i femrave dhe meshkujve të Barcelonës do të luajë për trofeun “Joan Gamper” në Camp Nou dhe ndaj ekipeve respektive të meshkujve dhe femrave të ekipit italian, Juventus.

Trofeu “Joan Gamper” i këtij viti do të jetë më i veçantë se zakonisht. Në edicionin e 56-të të tij, Barcelona do të marrë pjesë me dy ekipet futbollistike në dy konkurrencat.

Rivali i tyre do të jetë ekipi i madh italian, Juventusi. Kjo ndeshje do të luhet më 8 gusht në stadiumin “Camp Nou”,

Ndeshja në konkurrencën e femrave do të luhet nga ora 18:00, kurse ndeshja e meshkujve do të jetë nga ora 21:30.

Gjithashtu, për herë të parë në “Camp Nou” që prej fillimit të koronavirusit do të lejohen tifozët. 20% e kapacitetit të stadiumit katalonas do të jetë i mbushur me tifozë.


(Kosova Sot Online)